TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2026, 12:53

Garda Revolucionare ndez sërish tensionet: Do t'i përgjigjemi me forcë çdo sulmi të SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

Garda Revolucionare ndez sërish tensionet: Do t'i përgjigjemi me

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se çdo sulm i ri ndaj Republikës Islamike do të pasohet nga një kundërpërgjigje edhe më e fortë.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror iranian SNN, zëdhënësi i IRGC-së, Hossein Mohebi, akuzoi SHBA-në se nuk respekton marrëveshjet dhe se nuk mund t'i besohet gjatë negociatave.

"Siç e parashikuam, armiku është një armik që shkel angazhimet e tij, është mashtrues dhe nuk mund t'i zihet besë. Në çdo moment, në çdo fazë të negociatave, ai mund të ndërmarrë veprime të caktuara", tha zëdhënësi.

Mohebi deklaroi se Irani do të vazhdojë t'i përgjigjet çdo veprimi ushtarak amerikan sipas parimit "goditje për goditje", duke paralajmëruar një reagim më të ashpër në rast të shkeljes së armëpushimit.

"Çfarëdo veprimi që ndërmerr armiku në këtë drejtim, ne i jemi përgjigjur dhe do t'i përgjigjemi. Nëse armiku shkel angazhimet e tij dhe armëpushimin, ne do të përgjigjemi më fuqishëm se më parë. Ne i konsiderojmë këto lëvizje të natyrshme, sepse e njohim natyrën e armikut", shtoi ai.

Deklaratat vijnë në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, pasi Irani ndërmori sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, të cilat i cilësoi si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve ajrore të SHBA-së mbi territorin iranian.

Teherani ka paralajmëruar gjithashtu se mund të ndërpresë plotësisht negociatat për përfundimin e konfliktit nëse Uashingtoni vijon operacionet ushtarake kundër Iranit.

Lini një Përgjigje