Deputeti socialist sulmon këshilltarët e LSI-së: Po u humbasin privilegjet nga “Mamadhia” dhe vijnë për inters në PS - Politike
Politike 8 Prill 2018, 11:45

Deputeti socialist sulmon këshilltarët e LSI-së: Po u humbasin privilegjet nga “Mamadhia” dhe vijnë për inters në PS

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti socialist sulmon këshilltarët e LSI-së: Po u humbasin privilegjet nga “Mamadhia” dhe vijnë për inters në PS

Deputeti i PS në Fier, Bujar Çela deklaron për gazetën “Sot”  lëvizja e përfaqësuesve të LSI drejt PS-së bëhet vetëm për shkak të interesit dhe jo për ideale.

“Gjithçka është një marrëdhënie interesi. Zakonisht partitë e vogla të tipit LSI, të tipit të atyre që duan pushtet apo kanë interes marrin ata që janë të pakënaqur dhe i fusin në listat fituese. Ata kanë përfituar privilegj nga mamadhia dhe tani që po u troket orari i humbjes së këtyre privilegjeve po kërkojnë të gjejnë degë për t’i ruajtur.

Këtë duhet ta gjykosh “step by step”, por unë them që kjo është një lëvizje për interesa personale dhe jo për idealizma”, tha ai.

Nga ana tjetër, Çela komentoi pak edhe qëndrimin e Presidentit Ilir Meta dy ditë më parë për protestën e opozitës, i cili u rreshtua kundër qeverisë.

“Unë them që Meta thjesht vazhdon të mos harrojë stanin dhe kasollen nga ka ardhur. Ai leh në kotecin e tij dhe nuk pres ndonjë reagim ndryshe. Meta nuk mund ta harrojë dot as Monën, as Sali Berishën. Nuk besoj që na ka zhgënjyer me reagimin e tij sepse edhe në këtë rast ai ka qëndruar si gjithmonë stoik pranë babit të tij shpirtëror, Sali Berisha”, tha Bujar Çela.

codramol
smile

Politike Deputeti socialist sulmon këshilltarët e LSI-së: Po u humbasin privilegjet nga “Mamadhia” dhe vijnë për inters në PS