Aktivistja 16 vjeçare e lëvizjes “Ndryshimet klimaterike”, nominohet për çmimin Nobel të paqes - Kulture
Kulture17 Mars 2019, 19:23

Aktivistja 16 vjeçare e lëvizjes “Ndryshimet klimaterike”, nominohet për çmimin Nobel të paqes

Shkruar nga Pamfleti

Aktivistja 16 vjeçare e lëvizjes "Ndryshimet klimaterike", nominohet për çmimin Nobel të paqes

Ajo është vetëm 16 vjeç, por pak kohë më parë nisma e saj bëri xhiron e të gjithë botës. Greta Thunberg është aktivistja që nisi lëvizjen e të rinjve për ndryshimet klimaterike.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Tashmë ajo është nominuar për çmimin Nobel për paqen. Greta nisi një protestë me miqtë e saj në Suedi, por menjëherë inspiroi njerëz nga e gjithë bota. Nisma e tyre ka në fokus ndryshimet klimaterike dhe ngrohjen globale, për të cilat duhet të ndërgjegjësohemi dhe të veprojmë menjëherë. Më shumë se 1659 qytete në 105 shtete u bashkuan me të, dhe protestat do të vazhdojnë.

“Kemi propozuar Greta Thunberg sepse nëse nuk bëjmë asgjë për ndryshimet klimaterike, do të jetë shkaku i luftërave, konflikteve dhe refugjatëve. Greta Thunberg ka lancuar një lëvizje masive të cilën e shoh si një kontribut të madh për paqen.”- është shprehur Freddy André Øvstegård, anëtar i parlamentit.

16 vjeçarja është shprehur shumë mirënjohëse për këtë moment dhe mbi të gjitha është shprehur se nuk do të ndalen. Nobeli për paqen është dhënë për një adoleshente dhe në 2014- Malala Yousafzai për përpjekjet që të gjithë fëmijët të kenë të drejtën e edukimit.

Këto momente na kujtojnë që nuk je asnjëherë i vogël apo i ri për të ndryshuar botën. Ndërkohë ndiqni fjalimin e Greta Thunberg, në konferencën e janarit.

Kulture Aktiviste Greta Thunberg Nobel