Akuzohen për pasaportë false, vihen në pranga 4 persona, qarkullim pa patentë dhe vjedhje bagëtish - Aktualitet
Aktualitet13 Prill 2019, 15:51

Akuzohen për pasaportë false, vihen në pranga 4 persona, qarkullim pa patentë dhe vjedhje bagëtish

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohen për pasaportë false, vihen në pranga 4 persona,

Akuzohen për pasaportë false, vihen në pranga 4 persona, qarkullim pa patentë dhe vjedhje bagëtish

Janë arrestuar nga policia katër persona nga Fieri, Vlora dhe Saranda pasi u kapën në shkelje për vepra penale të ndryshme.

Në pranga ka rënë K.K., 30 vjeç, banues në Fier, për shkak se u kap me pasaportë false.
K.L., 26 vjeç dhe H.B., 24 vjeç, banues në Sarandë, u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Ndërkohë personi katërt P.D., 63 vjeç, banues në Vlorë u arrestua sepse u kap duke vjedhur bagëti të imta.

Autoritet policore njoftuan se iu referuan Prokurorisë për materialet hetimore në lidhje me veprat e ndodhura ditën e sotme.

Aktualitet Arrestohen drejtim mjeti pasaporte false