Këmbënguli për arrestimin e Saimir Tahirit, sa e pasur është gjyqtarja Saida Dollani - Aktualitet
Aktualitet18 Qershor 2018, 15:32

Këmbënguli për arrestimin e Saimir Tahirit, sa e pasur është gjyqtarja Saida Dollani

Shkruar nga Pamfleti
Këmbënguli për arrestimin e Saimir Tahirit, sa e pasur

Këmbënguli për arrestimin e Saimir Tahirit, sa e pasur është gjyqtarja Saida Dollani

Më 28 maj 2018, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka dalë për të dytën herë fitimtar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Trupa gjykuese e përbërë nga Fehmi Petku, kryetar gjykate, Sokol Binaj dhe Saida Dollani u ndanë 2 me 1 për sa i përket heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin.

Gjyqtarët Petku dhe Binaj kanë dalë kundër gjyqtares Saida Dollani e cila ka kërkuar që Saimir Tahirit t’i rikonfirmohet masa “arrest shtëpie”.

Më herët ka mësuar se ka pasur një debat të ashpër mes trupës gjykuese, ndërsa është diskutuar në lidhje me vendimin për masën e sigurisë së Tahirit.

Saida Dollani ka kundërshtuar arsyetimet e dy gjyqtarëve , duke përkrahur kështu Prokurorinë, e cila pretendon se Tahiri, në liri mund të dëmtojë provat, për shkak të cilësisë së ka pasur.

Prokurori i çështjes Besim Hajdarmataj, tha, se vendimi duket shumë i paargumentuar, sepse Gjykata e Apelit pranon ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë me një logjikë shumë të paargumentuar, pretendon se Saimir Tahiri për shkak të cilësive të tij, nuk i shmanget hetimit, se nuk ekziston rreziku i ikjes dhe nuk ekziston rreziku i prishjes së provave.

Gjithsesi, hetimet për Saimir Tahirin vijojnë në gjendje të lirë, pas Dollani u rrëzua nga dy kolegët e saj Fehmi Petku dhe Sokol Binaj.

Ashtu si të gjithë gjyqtarët e tjerë në filtrin e Vettingut do të kalojë edhe kjo trupë gjykuese. CNA.al do të sjellë deklaratën e pasurisë së gjyqtares Saida Dollani, për të vijuar ditët në vijim me kolegët e saj, që “rrëzuan” Prokurorinë dhe i dolën në krah Tahirit.

Deklarata e pasurisë së gjyqtares Saida Dollani
2000 lekë Cash, mbetur nga tërheqja në llogarinë 2000 lekë

Burim i krijimit: të ardhurat nga paga si gjyqtare dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës

13.05 euro, në llogarinë rrjedhëse. Burim i krijimit: të ardhurat në lekë nga paga si gjyqtare dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës, (konvertuar ne euro).

Të ardhura neto nga paga e Saida Dollanit për vitin 2017, si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë, në shumën 1,576,666 lekë

Të ardhura neto e Saida Dollanit, si eksperte e Trajnimit Vazhdues në Shkollën e Magjistratures Tiranë, për vitin 2017, në shumën 46.550 lekë.

Të ardhura neto e Saida Dollanit, si eksperte nga Shkolla e 112 euro Helsinkit MATRA COPROL

Kartë Krediti ‘MasterCard’ marrë në Raiffeisen Bank me qëllim përdorimin për shpenzime nga fëmijët, studentë në Franeë, fillon në 7/2015 dhe përfundon më 02/2019 me 16% në vit nëse nuk paguhet vlera e tërhequr brenda periudhës së pagesës pa interes. Credit limit 700 Euro. Shuma e pashlyer, në vlerën 221.36 euro

Overdraft në lirmtin 150000 lekë, si detyrim lindur brenda vitit 2017. Detyrim i pashlyer në shumën 132,545.40 lekë .

Kredi konsumatore me afat tre vjeçar, marrë me qëllim për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për jetesë, në shumën totale 300000 lekë me interes 7.9%, me këst mujor 9,387.08 leke. Filloi me 28.12. 2015, dhe përfundon me 28.12.2018.

Shlyer në vitin 2017 shuma e principalit 99123.75 lekë dhe shuma e interesit 12538.01 lekë. Gjendje e mbetur e pashlyer deri më 31.12.2017 shuma 116816.77 lekë, ndërsa janë shlyer 111661.76 lekë.

Deklarimi i fjalir Reiçard Prifti
Detyrim i lindur brenda vitit 2017, në BNP Paribas 0 si tejkalim i kreditit në llogarinë time rrjedhëse. Gjendja e detyrimit të pashlyer në shumën 21,96 euro .

Deklarimi i djalit Henri Prifti
Të ardhura nga CAF, organizatë franceze e ndihmës financiare në natyrë sociale, akorduar si ndihmë mujore për strehë/ banesë, 92 euro në muaj janar-gusht dhe 89 euro shtator-nëntor 2017 (shumë e cila që nga muaji mars 2016 e në vazhdim derdhet drejtpërdrejt në llogarinë e MICHON MARINA, qiradhënëse e banesës ku jetoj pëkohësisht, për qëllime studimesh, në Toulouse, Francë). Shuma e të ardhurabe neto në vlerën 1003 euro .

Të ardhura në vitin 2017 nga paga neto prej punës në La Fabric 9 Place du Capitole, 31000 Toulouse, 939,46 euro. Të ardhura në vitin 2017, nga paga neto prej punës në Completude 5 Place du Pont Neuf, 31000 Toulouse, 66,00 euro. Shuma në total është 1005,46 euro.

Detyrim i lindur brenda vitit 2017, në La Banque Postale si teikalim i kreditit në llogarinë time rrjedhëse. Shuma e pashlyer është 50,51 euro.

Detyrim , nga blerja e celularit me këste online ne Amazon.Fr, në shumën totale 121,64 euro me interes 2,72 euro, me këst mujor 31.09 euro. Fillon më 29. I 2.2017(data e pagesës së këstit të parë dhe përfundon më 28.03.2018. Shuma e pashlyer 93,27 euro, ndërsa janë paguar 31.09 euro.

Aktualitet Këmbënguli për arrestimin e Saimir Tahirit sa e pasur është gjyqtarja Saida Dollani