I hoqi imunitetin, Tan Brahimi- Luizit: Ti mendon se je 1 hap para organizatorëve! - Showbiz
Showbiz18 Shkurt 2023, 13:33

I hoqi imunitetin, Tan Brahimi- Luizit: Ti mendon se je 1 hap para organizatorëve!

Shkruar nga Pamfleti
I hoqi imunitetin, Tan Brahimi- Luizit: Ti mendon se je 1 hap para

Ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha një mision sekret Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit. Që të dy duhej që t’u mbushnin mendjen banorëve të rinj që të hidheshin në pishinë. E nëse ata pranonin atëherë atyre u ikte imuniteti 2 javor që kishin.

Aktori dhe këngëtarja ia arritën qëllimit, madje ata bindën edhe banorët e tjerë që t’i ndihmonin dhe të hidheshin edhe ata në pishinë.

Duket se kjo gjë nuk është pritur mirë nga Tan Brahimi, i cili është shok i Luizit. Dy artistët kanë biseduar me njëri-tjetrin në lidhje me këtë veprim.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nuk dua përballje me Kiarën unë. Kuptoje drejt. Mund të jetë edhe nominim dy vetë. Ke me nxjerrë në nominim dy vetë

Tani: Po ti nuk e di se çfarë ka zarfi mo burrë, të lutem shumë

Luizi: Unë e di se si funksionon se nuk kam lënë ‘Big Brother’ pa shikuar para se të hyja këtu. Dhe e di të gjitha alternativat e zarfeve të kuq

Tani: E ti mendon se je 1 hap para atij që është duke e organizuar

Luizi: Jo nuk jam 1 hap para. E di ça kanë zarfet e kuq dhe ky nuk mundet me shpik gjëra të tjera, përveç atyre që janë bërë. Janë 4-5 alternativa nuk ka të tjera. Dhe në 4-5 alternativa, 4 janë që mund të bien me u përballë kokë më kokë me Kiarën. Ajo ka të drejtën e Zotit me e bërë, sepse do ja bëja edhe unë. Kështu që për me e hap harkun…

Tani: Këtu çdo gjë që nxirret nga goja është autogol. Çdo gjë që dëgjon ai që është duke e organizuar. Komplet muhabetin që bën ti është bosh.

Luizi: Prandaj thashë janë 4-5 alternativa

Tani: Ai nesër shpik një sfidë të vogël

Luizi: Nuk ka kohë se është prime nesër

Kiara: O Tani, mund të ndodhi çfarëdo lloj gjëje. Unë e kam marrë parasysh se mund të jem edhe unë. Nuk do të thotë se ju shpëtuat nga kjo gjë, juve ju hoq imuniteti, tani unë jam e pa rrezikuar. Nesër mund të dal dhe jam shumë e sigurt me këtë.

Tani: Ne shumë na zgjati. Unë do kisha dashur ta provoj shumë shpejt me dalë në nominim.

Reality Show #BBVA luizi Tan Brahimi