TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Mars 2023, 10:49

Çfarë i tha Luizi në dhomën e rrëfimit? Tan Brahimi rrëfen strategjinë e këngëtarit për të nxjerrë Bled Manen

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë i tha Luizi në dhomën e rrëfimit? Tan Brahimi

Gjatë spektaklit të së shtunës në “Big Brother VIP”, Tan Brahimi vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Aktori i humorit tha se nuk ndihej rehat aty, pasi të gjithë e kishin mendjen te loja dhe debatet.

Tashmë që nuk është brenda shtëpisë së BB VIP, Tani ka nisur sërish të jetë aktiv në profilin e tij në “TikTok”, ku numëron shumë fansa.

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një ‘live’, ku ka përshëndetur të gjithë fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë. Por jo vetëm kaq, pasi ndjekësit e kanë pyetur edhe rreth eksperiencës në BB VIP.

Një fans e kishte pyetur në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. Në fakt Tani dhe këngëtari e kanë treguar edhe më para, por aktori i humorit iu përgjigj sërish kësaj pyetje.

“Kur filloi të qajë Valbona u ndjeva shumë keq, sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse m’u prish atmosfera, hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë ‘dua të dal’. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund të flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live.

E më tha: a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë, më mirë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, zbulon Tan Brahimi.

luizi tan brahimi

Lini një Përgjigje