TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 12:45

Protestë në Tiranë për vrasjen e Liridonës, ambasadori i Kosovës: Drejtësia të veprojë për krimin monstruoz

Shkruar nga Pamfleti

Protestë në Tiranë për vrasjen e Liridonës, ambasadori

Dhjetëra gra e aktivistë u mblodhën sot para Ambasadës së Prishtinës në Tiranë, pas vrasjes së Liridona Murselit në Kosovë. Protestës iu bashkua edhe ambasadori i Prishtinës në Tiranë, teksa bënë thirrje për ndalimin e dhunës dhe drejtësi për Liridonën.

“Unë dola t’iu takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe të falenderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën dhe për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”, tha ai.

Në fund të protestës, aktivistet ndezën qirinj në nder të 33-vjeçares së vrarë.

Liridona Murseli bashkëshortja 33-vjeçare e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit mbeti e vrarë pas asaj që fillimisht u hetua si një grabitje. Fillimisht u raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër.

Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit. Në mediat kosovare, shkruhet se ish-këshilltari i Behgjet Pacollit ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava. Ky i fundit ka pranuar se për të kryer vrasjen Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.

Sot, Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën me një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademajt.

 

vrasje kosove liridona

Lini një Përgjigje