TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2023, 11:30

Grabitën 6 banesa, arrestohen dy "skifterët" shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën 6 banesa, arrestohen dy "skifterët" shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, 18 dhe 30 vjeç, të cilët ishin autorë të 6 të vjedhjeve në banesat midis provincave të Bolonjës dhe asaj të Ravenës.

Skuadra Fluturuese e Policisë filloi të hetojë dy të rinjtë shqiptarë pas një raportimi për një makinë të dyshimtë që endej rreth një prej zonave ‘në rrezik’ të qytetit.

Nisur nga këto të dhëna, me hetime dhe përndjekje e monitorime, agjentët kanë arritur të gjurmojnë identitetin e atyre që e kanë përdorur atë makinën.

Pas e kanë identifikuar mjetin, policia e ka ndjekur dhe ka gjetur ‘strofkën’ e hajdutëve.

Arrestimi i tyre, megjithatë, nuk ishte i thjeshtë. Efektivët, për t’i parandaluar ata të arratiseshin, përdorën dhe një helikopter. Në momentin e ndalimit me ta ka qenë edhe një i tretë, ku policia po heton.

Gjatë bastisjes u gjetën edhe mallra të ndryshme të vjedhura, shumica e të cilave tashmë janë njohur si pronë e pronarëve të ligjshëm dhe së shpejti do t’u kthehen atyre. Për dy të arrestuarit, pas konfirmimit, u caktua masa e sigurisë arrest me burg.

Lini një Përgjigje