Aktualitet30 Nëntor 2023, 22:55

20-vjeçari shqiptar padi ndaj qeverisë britanike, kërkon dëmshpërblim për shkelje të të drejtave të njeriut

Shkruar nga Pamfleti

20-vjeçari shqiptar padi ndaj qeverisë britanike, kërkon

Një 20 vjeçar shqiptar ka ngritur një padi ndaj qeverisë britanike pasi iu mohua e drejta për të qëndruar në Britaninë e Madhe për më shumë se një vit. Ai pretendon se mohimi i të drejtës për të qëndruar në Britani shkel të drejtat e tij njerëzore dhe ka kërkuar dëmshpërblim nga autoritetet britanike.

Avokatët që përfaqësojnë azilkërkuesin shqiptar, dërguan një argument me shkrim ku nënvizojnë keqpërdorimin e pushtetit në Britani dhe se sipas tij ekziston një politikë që u jep viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar në Britani të Madhe.

“Pretendimi ynë ekspozon një keqpërdorim serioz të pushtetit”, i thanë avokatët Chris Buttler KC dhe Zoe McCallum gjykatësit.

Dy avokatët thanë se në tetor të vitit 2021, vendimi i një gjyqtari të Gjykatës së Lartë kërkonte që Zyra e Brendshme t’u jepte viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar aty ku kishin një kërkesë në pritje për azil. Ata pretendojnë se ka pasur një politikë të brendshme sekrete që u thoshte zyrtarëve të mos jepnin të drejtën e lejes, gjatë kohës kur Priti Patel dhe Suella Braverman ishin në detyrë si ministre të qeverisë.