TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2024, 21:47

35-vjeçari izoloi familjen, Tandili: Si e kuptuam që në dhjetor “çmendurinë” dhe si arritëm të futemi në banesë

Shkruar nga Pamfleti

35-vjeçari izoloi familjen, Tandili: Si e kuptuam që në dhjetor

Alma Tandili, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me Jetnor Zhabolin, 35-vjeçarit që mbante të izoluar gruan, nënën dhe dy fëmijët e tij të mitur në shtëpi, ndërsa i monitoronte me kamera.

E ftuar në emisionin “Review” në Euronws Albania, ajo theksoi se rasti është kuptuar që në dhjetor, pasi vajza në moshën 9-vjeçare nuk po frekuentonte shkollën.

Ajo nënvizoi se i kanë marrë disa herë prindërit në telefon por nuk janë përgjigjur.

Pikërisht kjo gjë e shtyu policinë që të ndërhynte me forcë në banesë.

Ky rast është kuptuar që në dhjetor, në shkollë, nga mosfrekuentimi i vajzës që ka shkëputur totalisht kontaktet. Stafi psikologët e kanë pasur të pamundur të komunikojnë me prindërit e vajzës pasi nuk e hapnin telefonin. Janë kërkuar shpesh në mbledhje dhe asnjë nuk ishte i pranishëm. Çdo gjë ishte vënë re.  Ka qenë një telefonatë e një qytetari pranë policisë. Policia ka qenë shumë e angazhuar kohët e fundit.

Policia nuk ka shkuar e vetme. Janë tre fëmijë. E parë nga kjo dhe policia nuk  mundi të ndërhyjë e vetme por kërkuan ndihmën e psikologut. Është dashur të shkojmë në familje dhe të hyjmë me forcë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje