
Juristi Romeo Kara shprehet se kreu demokrat Sali Berisha vijon të jetë i sanksionuar si ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa thekson se edhe raporti i muajit mars të këtij viti nga Uashingtoni e cilësonte si një histori suksesi këtë masë të vendosur”.
Nga studio e Report TV, Kara e cilësoi një lajm të pabazë juridikisht dhe ligjërisht atë mbi heqjen e ‘non grata-s’ ndaj Berishës.
“Non grata nuk është hequr. 6 milionë dollarë të paguara nuk janë të ligjshme. PD nuk bëri veting kandidatësh. Më 24 mars DASH ka një raport ku përmend si sukses shpalljen non grata dhe goditjen e Berishës për korrupsionin. Raporti i DASH i rrëzoi pretendimet e Berishës”, tha Kara.
Kurse në lidhje me kontratën e lobimit, ai ngriti pyetjen se “ku u gjetën 6 mln dollarë?”.
“Ku e kanë garancinë këta që për 7 ditë ngrenë një fondacion patriotësh dhe pjellin çdo muaj 250 mijë dollarë, ku gjenden këto para? Ka para me thasë aty? E ke palë PD-në në këtë kontratë me Flamur Nokën. Mban përgjegjësi si përfitues, përgjegjësi penale, e mban përgjegjësinë këtu dhe atje. Janë 2-3 kontrata, por mund të jenë edhe 4 kontrata. Berisha e pranon se ka kontratë tjetër me Chris LaCivita, me aq para të paguara dhe atë fushatë skandaloze që u bë nga PD-ja”, vijoi juristi.
Lini një Përgjigje