TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2025, 16:50

"Situatë e pashpresë edhe pas 4 vitesh", Spahiu: Do të ketë një dominancë Rama-Berisha

Shkruar nga Pamfleti

"Situatë e pashpresë edhe pas 4 vitesh", Spahiu: Do të

Juristi Kreshnik Spahiu tha se rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit kanë gjasa të prodhojnë sërish një arenë politike të polarizuar nga PD dhe PS.

Ai u shpreh se në këto zgjedhje, do të ketë një dominancë Rama-Berisha. Spahiu shprehet se nëse do të kemi sistem dypartiak, kjo do të thotë se situata do të jetë e pashpresë edhe pas 4 vitesh.

Lidhur me deklaratën e Berishës se nuk do të heqë dorë nga politika, Spahiu tha se e sheh shqetësuese pasi kjo tregon se nuk do të ketë asnjë ndryshim.

“Unë mendoj që në këto zgjedhje përsëri do të kemi dominancën Rama-Berisha. Përsëri do të kemi dominancën PS-PD dhe kjo është ana më negative e zgjedhjeve për faktin se nëse rezultati i zgjedhjeve të 11 majit dihet, ajo çfarë do të ndodhë më 12 maj është prognoza e zgjedhjeve 2029, që do të thotë se nëse do të kemi një sistem dypartiak që do të thotë PD dhe PS, në shumicë, pra nuk po flas për 1 ose 2 mandate të partive të vogla, po nëse do të kemi dominancën e këtyre partive të mëdha, kjo do të thotë që situata është disi gri, e pashpresë edhe pas 4 vjetësh sepse përsëri do të kemi konkurrencë Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Dje Sali Berisha zyrtarisht ka deklaruar që edhe nëse do të humbasë nuk do të dorëhiqet. Madje ai ka thënë që për sa kohë të ketë frymë, për sa kohë të ketë jetë, 100, 120 vjeç, do të jetë aty në politikë dhe ky është një problem serioz sepse kjo është ajo çfarë do Edi Rama që do të thotë se Edi Rama paska lidhur me kollare se do të vazhdojë historia e bufit edhe në 2029 dhe 2033, Edi do i bjerë gërnetës për bufin e kënetës”, tha Spahiu për “Report TV”.

Lini një Përgjigje