Aktualitet21 Maj 2024, 12:15

Aksioni i SPAK, analisti: Bandat janë fuqizuar gjatë qeverisjes Rama

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK, analisti: Bandat janë fuqizuar gjatë qeverisjes Rama

Analisti Sami Neza ka komentuar megaoperacionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u lëshuan 50 urdhra arresti nga të cilat u ekzekutuan 30 prej ndaj grupeve kriminale, ish-efektivë dhe njerëz të politikës.

Duke folur për këtë çështje, Neza ka theksuar se bandat janë fuqizuar gjatë qeverisjes së kryeministrit Rama.

“Cili ka qenë i fortë nga këta para 10 apo 15 vitesh, pse u bënë të fortë këta. Nga u erdhi energjia, se këta janë të fortë tani sepse kanë deputetë pas tyre. Dhe jo deputetë dosido por deputetë të rëndëishëm. Ai ka qenë drejtues i qarkut të Lezhës”, theksoi Neza.

Neza ka debatuar me analistin Ergys Mërtiri duke u shprehur se “sikur po e bën të ligjshme faktin që Rama mund të përdorë banditët, por nëse ia heqim banditët Ramës, Rama është sërish i ligjshëm”

“Pse e ka kaq të vështirë SPAK-u dhe është kaq e bujshme kur bën një gjë të zakonshme të punës së tij e quan të jashtëzakonshme”.

aksioni i spak analisti banda rama