Prokuroria e Posaçme ka trokitur sot në Bashkinë e Tiranës. SPAK ka firmosur 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës dhe mes tyre janë dy punonjës të bashkisë, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.
Tusha ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.
Tusha ka qenë ngjitur me Veliaj, që në ditët e para të pushtetit të Rilindjes. Në vitin 2013, Taulant Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Veliaj.
Ai emërohet Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, sapo Veliaj u zgjodh kryebashkiak, dhe vijon ta mbajë ende këtë detyrë. Veliaj e dërgoi si anëtar të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorin. Bashkë me të Veliaj dërgoi edhe Namik Simixhiun. Ky i fundit ka qenë drejtor te fusha e mbetjeve po në Bashkinë e Tiranës.
Lini një Përgjigje