Aktualitet 8 Dhjetor 2023, 19:34

Arrestimi i “Baronit të drogës”, Balla: Forca e ligjit do godasë mbi këdo që vazhdon t’i fshihet drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i “Baronit të drogës”, Balla: Forca e ligjit do

Pas arrestimit të Gëzim Çelës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla tha se askush nuk do t’i shpëtojë forcës së ligjit. Gjithashtu ministri Balla shprehet se Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjenci partnere dhe me struktura ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela.

Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë.

Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, shkruan Balla.

arrestimi i baronit të drogës taulant balla