
Një operacion i madh ndërkombëtar kundër drogës, i quajtur “URA” , u zhvillua sot në Durrës dhe qytete të tjera të vendit, duke çuar në arrestimin e 52 personave midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milionë euro.
Operacioni u krye me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, Policisë Shqiptare, nën koordinimin e Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Barit dhe SPAK të Tiranës.
Sipas hetimeve, organizata kriminale shqiptare vepronte në shkallë të gjerë përgjatë rrugëve ballkanike, me degë drejt Evropës Veriore dhe vende të konsoliduara zbarkimi për drogën në Puglia, e konsideruar një qendër strategjike për shpërndarjen e narkotikëve.
Për të qenë më të qartë, u godit organizata e Xhevdet Troplinit në Durrës, një emër i njohur për drejtësinë, por jo vetëm. Sot në media kanë dalë disa foto të Troplinit krah Ilir Metës.

Xhevdet Troplini ka shumë biznese dhe mes tyre një kompani vezësh. Meta ka vizituar kompaninë e tij në fotot në fjalë dhe në atë kohë ka qenë kryetar Kuvendi. Krah tij duket Edmond Panariti, ministër Bujqësie në atë kohë.

Lini një Përgjigje