
Kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi janë paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.
Të dy janë është marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Mësohet se kreu i KESH ka kërkuar vetë të merret në pyetje nga prokurori i çështjes, Dritan Prençi, duke theksuar se deri më tani nuk është thirrur asnjëherë për të dhënë sqarime lidhur me hetimin ndaj tij.
Ata janë pjesë e së njëjtës dosje ku është dhe zv/kryeministrja Balluku. Kjo e fundit sot ju drejtua Apelit mbi masat e sigurisë, ndërkohë që Kushtetuesja nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të ndodhë me padinë që ka bërë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë pretendon se GJKKO ka shkelur Kushtetutën duke marrë kompetenca që nuk i takojnë.
Lini një Përgjigje