Aktualitet25 Maj 2023, 16:43

Amnistia e “peshkaqenëve” të korrupsionit venit besimin te SPAK, qytetarët të pakënaqur me punën e prokurorëve

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia e “peshkaqenëve” të korrupsionit venit besimin te

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Pamfleti” rezulton se besimi i qytetarëve te SPAK ka rënë jashtëzakonisht shumë...

Bie ndjeshëm besimi te Prokuroria e Posaçme. Më 20 dhjetor 2019 u duk se u hodh një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, pasi në këtë datë u formua SPAK, prokurori e cila thuhej se do të hetonte këdo, nga drejtori i administratës, deri tek presidenti e kryeministri. Kanë kaluar më shumë se 3 vite që kur ky organ u krijua, por të vetmit persona të arrestuar janë Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Adriatik Llalla u dënua me burg, por u la të arratisej. Dënimi i Tahirit nuk është meritë e SPAK sepse dosja ishte nga Krimet e Rënda. Ndërkohë në 3 vite SPAK është marrë vetëm me policë, drejtorë drejtorish, etj. Ka hapur hetimet për disa dosje që quhen të bujshme, por ata që cilësohen si hiena të korrupsionit janë të lirë dhe nuk ka asnjë procedim. Rama, Meta e Berisha janë të paprekshëm, ndërsa e njëjta gjë dhe për deputetët dhe ministrat.

Ky skenar ka bërë që qytetarët të mos kenë më fare besim te ky organ, ndonëse prokurorët marrin paga super të larta dhe bëjnë atë gjë që bënin kur ishin te Krimet e Rënda: “Ngrohen në diell”.

Një ditë më parë “Pamfleti” hapi një sondazh me këtë pyetje: “Sa të kënaqur jeni me rezultatet e arritura deri tani nga SPAK?” Deri më tani pjesë e këtij sondazhi janë bërë 888 persona dhe rezulton se 67 për qind e tyre janë aspak të kënaqur me punën e SPAK, ndërsa 17 për qind janë pak të kënaqur. Vetëm 10 për qind janë të kënaqur me arritjet deri më tani. Pra duket se është një sondazh tronditës për SPAK. Ky organ u ngrit për të hetuar pushtetarët dhe shfarosur korrupsionin, por deri më tani nuk e ka arritur qëllimin. Këtë duket se e tregon qartë sondazhi. /Pamfleti

 

spak sondazhi besimi