
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si e ka marrë Lefter Alla drejtimin e Bulqizës.
I ftuar në “Opinion”, Alla tha se mandatin e kryebashkiakut më përpara e ka pasur daja i tij. Hoxha tha se në momentin që është zhvilluar ceremonia, daja, që ka qenë përfaqësues i LSI-së, ka prerë shiritin dhe ia ka kaluar postin nipit. Me ardhjen e Altin Dumanit në kye të SPAK, Hoxha tha se janë 'shkundur' disa dosje.
“Qëkur ka ardhur drejtuesi i ri Dumani, duket se është shkundur SPAK. Kanë lëvizur disa dosje, kanë bërë veprime konkrete. Alla pretendon se është goditur politikisht se ka kërkuar që të rikandidojë. Mandatin para Allës e ka pasur daja i vet, i cili ka qenë përfaqësues i LSI. Kur është bërë ceremonia e dorëzimit të shiritit, daja i ka dorëzuar nipit dhe e ka drejtuar ky gjatë kësaj kohe. Bulqiza ka shumë probleme. Në atë zonë ndodhet pasuria më e madhe e kromit që është në Shqipëri e prandaj ka pasur interesa. Veprimi i SPAK ka nxjerrë nga loja të gjithë administratën e bashkisë. SPAK e shkriu bashkinë. Atë që SPAK ka bërë tek Bulqiza, këtë duhet të veprojnë tek inceneratorët sepse mund të na ndryshojnë disa kanidiatë për fushatën elektorale”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje