
Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Britani ku u takua me homologun anglez dhe u arrit një marrëveshje për emigrantët e paligjshëm shqiptar, që sipas Spahiut është antikushtetues dhe në kundërshtim me konventën e të drejtave të njeriut.
Spahiu u tha se Rama kishte shkuar në Britani si imazhier për t’i rregulluar imazhin shqiptarëve, kur në fakt sipas tij ka detyrim të mbrojë shqiptarët jashtë territorit dhe ti mbështesë ata edhe financiarisht.
“Unë si jurist shoh nëse kryeministri ka shkruar si parukier i shqiptarëve apo avokat. Në retorikën e tij ai tenton të punojnë si imazhier për të rregulluar imazhin si parukier. Kryeministri ka detyrim të mbrojë shqiptarët jashtë territorit dhe ti mbështesë ata edhe financiarisht, unë e konsideroj marrëveshjen antikushtetuese dhe në kundërshtim me konventën e të drejtave të njeriut. Metaforta që ai përdor janë të paqena ai merr Dua Lipën, kur e para ajo ka qenë shtetase e Kosovës dhe akuzat e Britanikëve nuk janë për shqiptarët nga Kosova dhe Dua Lipa tregon të kundërtën që një shqiptare integrohet në Britani. Braverman dhe Sunak janë të dy me origjinë jo britanike, a do pranonin qytetarët e Shqipërisë të kenë kryeministër nga India apo Afrika, ata nuk janë paragjykues ne jemi”, tha Kreshnik Spahiu.