Aktualitet23 Mars 2023, 21:35

Takimi Rama-Sunak, Arben Manaj: Qeveria shqiptare gaboi, nuk duhej pranuar kthimi i shqiptarëve në mënyre ilegale

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Rama-Sunak, Arben Manaj: Qeveria shqiptare gaboi, nuk duhej pranuar

Gazetarit Arben Manaj është shprehur se takimi mes kryeministrit, Edi Rama dhe homologut anglez, Rishi Sunak kishte më shumë retorikë se sa rezultate konkrete.

Duke folur në një lidhje direket për “Top Story”, Manaj raportoi se deri në këto momente nuk ka asnjë detaj për çfarë mund të jetë arritur në takimin e sotëm në Downing Street.

Manaj tha se Rama gaboi që në dhjetorin e vitit të kaluar, me marrëveshjen që lejon që të kthehen menjëherë shqiptarët, duke ulur shanset e përfitimit të azilit.

Nuk kishte çfarë të ndodhte ndryshe, sepse Rama i vuri vulën me marrëveshjen e dhjetorit, që komuniteti shqiptar në Britani nuk e arrin dot. Nuk mjafton vetëm retorike me ‘Taken’ apo Mr. Bean.

Do të doja që nga ky takim, Rama të kërkonte më shumë leje qëndrimi për ata shqiptarë që ndodhen këtu dhe për shtim të vizave, që në fakt janë shtuar së fundi.

Do të doja të kishte më shumë marrëveshje konkrete ekonomike. Ne na regjistrojnë si turist shqiptar, por nuk kemi ndonjë kompani turistike që sjell turistë në masë”, tha ai.

 

takim rama-sunak emigrantët shqiptarë britani