
Mediat italiane vijojnë t’i kushtojnë vëmendje të madhe arrestimit të profesorit italian në Shqipëri.
Michele D’Angelo, 44 vjeç, pedagog në Universitetin e L’Aquilës, së bashku me gruan e tij Vanessa Castelli, ishin duke udhëtuar me një Lancia Ypsilon më 8 gusht pranë Kosovicës, në afërsi të Fierit në Shqipëri, kur një Mercedes, drejtuesi i të cilës ishte një shtetas shqiptar, doli papritmas me shpejtësi dhe u përmbys.
Pas më shumë se gjysmë muaj qëndrim nën masa paraprake, Vanessa Castelli i bëri thirrje institucioneve që të ndërmarrin veprime për lirimin e bashkëshortit, duke argumentuar se ai është një person “i ndjeshëm”, i paaftë të përballet me izolimin, sjellja dhe barrën emocionale të një procedimi në një vend të huaj, me barrierë gjuhësore dhe pa rrjet mbështetës.
Nga ana e Universitetit të L’Aquilës kanë dalë tashmë zyrtarë që shprehin shqetësime të thella. Rektori Fabio Graziosi ka deklaruar se po punohet për zgjidhje të çështjes dhe për reduktimin e presionit psikologjik mbi palët të përfshira. Ai ka theksuar se koha kalon dhe gjasat që D’Angelo të qëndrojë shumë gjatë nën masa janë duke u rritur. Drejtoresha e Departamentit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetit Publik, Anna Maria Cimini, ka shprehur alarm për kufizimet e lirive dhe impaktin mbi një figurë akademike të vlerësuar.
Në skenën politike italiane u shfaqën aktorë të tjerë, si senatori Luciano D’Alfonso (Partia Demokratike), i cili ka kritikuar se masa paraprake është e “tepruar” dhe ka ngritur një interpelancë parlamentare për të kërkuar bashkëpunim maksimal mes qeverisë së Italisë dhe autoriteteve shqiptare, si dhe për të sqaruar hollësisht dinamikën e aksidentit. Ai e përshkroi D’Angelon si një “akademik pa rekorde negative”, i përkushtuar në kërkime ndërkombëtare, dhe paralajmëroi se mungesa e tij mund të rrezikonte projekte dhe fonde për universitetin e tij.
Po ai 17 vjecari qe u vra si pasoje e manovres se profesorit? Te gjithe po e shfaqin si te pafajshem profesorin por si pasoje e parakalimit te gabuar qe beri profesori 1 i ri vdiq dhe 3 u plagosen.