Aktualitet 9 Dhjetor 2023, 12:06

Arrestimi i Taulant Tushës për inceneratorin e Tiranës, zbardhet dokumenti që vërteton lidhjen e drejtorit të Erion Veliajt me Klodian Zoton

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Taulant Tushës për inceneratorin e Tiranës, zbardhet

Tusha nuk është rastësor në historinë e inceneratorëve. Ai ishte emëruar nga kryebashkiaku si anëtar i Komisionit për Dhënien e Koncesionit të Sharrës.

Lidhur me hetimet e zhvilluara për çështjen e inceneratorit të Tiranës, të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme SPAK kanë zbuluar se njëri prej drejtorëve më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, raportonte tek Klodian Zoto.

Tusha nuk është rastësor në historinë e inceneratorëve. Ai ishte emëruar nga kryebashkiaku si anëtar i Komisionit për Dhënien e Koncesionit të Sharrës.

Prokuroria e Posaçme deklaron në dokumentet hetimorë se ka zbuluar një e-mail, që drejtori Tusha ia dërgonte Klodian Zotos.

Bashkëlidhur me atë e-mail ishte edhe plani për përdorimin e fondeve nga buxheti i shtetit në favor të bashkive të qarkut Tiranë për përmbushjen e detyrimeve që rridhnin nga kontrata koncesionare për landfillin e Sharrës, e cila ishte firmosur disa muaj më përpara.

Arrestimi i Taulant Tushës për inceneratorin e Tiranës, zbardhet

E-maili i Tushas në adresë të Klodian Zotos mban datën 21 maj 2018. Ndërkohë, 10 ditë më vonë, në 31 maj 2018, Këshilli i Ministrave miraton propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës për përdorimin e fondeve nga buxheti i shtetit në favor të bashkive të qarkut Tiranë për pagesën e tarifave të mbetjeve.

Pra, ishte saktësisht i njëjti projekt, të cilin drejtori Tush ia kishte dorëzuar Zotos 10 ditë më parë, duke e informuar bosin e mbeturinave në kohë reale për zhvillimet në institucionet qeveritare. /Boldnews.al

arrestimi i taulant tushës