
Babai e Naimit, Shaban Murselit, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij Liridonës, tha dje se ishte vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.
Ai u shpreh për mediat se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe ndihet i kërcënuar.
Këtë pretendim të babait të Naim Murselit e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi.
Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.
“Më babanë edhe vëllanë, po, e kemi përmendur se kemi folur që mos të na dalë më përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë me ta. Për këtë arsye kanë çuar njerëz, që mos me u ndesh me ta.
Vetëm që ata të mos na dalin përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam ç’të them unë për Kanun. Siç deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tani atyre ua lëmë”, është shprehur Leonardi.
Lini një Përgjigje