TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 13:43

Avokati i Berishës sulmon Salianjin dhe Alimehmetin: Zhigolot janë mbledhur në kafene!

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Berishës sulmon Salianjin dhe Alimehmetin: Zhigolot janë
Genc Gjkotaj, Sali Berisha

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka sulmuar ashpër takimin e pak ditëve më parë, ku ish-deputeti Ervin Salianji mblodhi në një takim disa prej kandidatëve më të votuar në primaret e zgjedhjeve të 11 Majit.

Gjokutaj i ka quajtur zhigolo dhe shpreh habinë në mos po lind ndonjë trend i ri politiko-erotik që të mblidhen në kafene.

"Siç po dëgjojmë këtë PD-në “plakë” po e gjuajnë e zilepsin shumë dhe madje të gjithë jaranët kandidatë janë të rinj! Çfarë të ketë ndodhur vallë?

Mos po lind ndonjë trend i ri politiko - erotik që ca zhigolo janë mbledhur në kafeteri dhe flasin e bisedojnë për “plakën” partnere?

Pastaj nëse PD-ja në moshë të thyer ka marrë fund, apo nuk kthehet më siç thonë bandillët ateherë përse ju hyn në punë axhaminjve politikanë që janë mësuar ndryshe?

Pastaj kjo PD-ja sado moshatare prindërit i ka gjallë dhe mirë do ishte të drejtoheshin në familje që kjo krushqi të ngjiste!

Gjithsesi hoxha që i ka yshtur dhe u ka shkruar nuskat më thotë që kafetë kanë bërë mirë që i kanë pirë por i kisha porositur që ta pinin turke me qëllim që të shikonin edhe filxhanin! Këtë porosi nuk ma kanë dëgjuar po thotë hoxha i dëshpëruar ndaj kjo krushqi vështirë të bëhet!", shkruan Gjokutaj. 

 

Lini një Përgjigje