Historiani i njohur Pëllumb Xhufi foli për përvjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe partizanët që morën pjesë në luftë.
Xhufi tha se në vendin tonë kanë humbur jetën 28 mijë dëshmorë në krye të detyrës atdhetare, si dhe përpos kësaj shifre mund të ketë persona të tjerë të humbur gjatë betejave.
“Kemi 28 mijë dëshmorë sipas dokumenteve, por mund të jenë edhe më tepër. Mos harrojmë që ka qenë luftë dhe ka shumë persona të humbur. Këta 28 mijë dëshmorë janë kryesisht partizanë të organizuar në njësitë partizane nga më të vogla si Çetat deri tek Divizionet. Përveç këtyre ka dhe pjesëtarë të Çetave territoriale (pjesë integrale e Ushtrisë Nacional Çlirimtare), por mos të harrojmë dhe ata që e filluan, që dhanë alarmin të parët.
Ishin pikërisht anëtarët e njësive guerile që organizuan fillimisht rininë shqiptare në qytet dhe më pas në të gjithë trevat. Janë të gjithë ata që nuk zgjodhën të ishin indiferentë por t’i vënë shpatullat një detyre atdhetare, sfide të jashtëzakonshme siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore, e cila u bën nën moton që e vulosi, ëinston Churchill.
Churchilli më 22 qershor 1941, një ditë pasi u sulmua Bashkimi Sovjetik, mbajti një fjalim të rrallë që gjithmonë përmenden për përmbajtjen dramatike.
Unë jam antikomunisti më i madh. Më njohin të gjithë, nuk kam çfarë fsheh. Por sot unë jam me popujt e Bashkimit Sovjetik, të cilët luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre por edhe për lirinë tonë.
Prandaj ne u themi të gjithëve që, kush në këtë luftë për ekzistencë rreshtohet me ne kundër nazizmit është aleati ynë. Kush rreshtohet në krah të gjermanëve, është armiku ynë.
Ky fjalim e ka ndjekur dhe qëndrimin që mbajtën aleatët e mëdhenj si; britanikët, amerikanët, sovjetikët ndaj popujve që u pushtuan nga nazistët.
Ndaj është turp i madh që të shtrembërohet historia e luftës. Një historian duhet të citojë faqen ku i merr dokumentet, jo të fshehë të vërtetën. Apo të grisen dokumente siç ka ndodhur në Arkivën Shqiptare, të cilat 40 vite më parë i gjeje, sot nuk janë më”, tha historiani për "Dritare Tv".
Z.Xhufi! Je pjesë e historianëve që e qep historinë sipas trupit të nomeklaturës komuniste. Meqë paska patur dokumentacion që vërtetonte që ka 28.000 dëshmorë dhe tashti paske konstatuar që dokumentacioni mungon: a mund të na shpjegoni se si ka mundësi, që nga Arkiva e Shtetit sot mungon ky dokumentcion? Të gjithë e dinë që Enver Hoxha nuk ka patur interes të zhdukë këtë dokumentacion. Dhe të gjithë e dinë që Arkivën e Shtetit e kanë komanduar nga vëllai i Ramiz Alis te krushku i Sali Berishs, e deri te ky i fundit i graduar Deputet. Në kuadër të hetimeve që duhet të kryen nga organet që ligji ua dikton , duhet të thirresh edhe Ti dhe të japësh shpjegime si njeri që ke dieni, për masakër në Arkivën e Shtetit, por edhe nëse Ti personalisht ke marë shërbime ekstra nga A.SH. Po nacionalistët që luftuan kundër nazifashizmit janë dëshmorë të atdheut?
z.Feti, le te mos i besojme as Xhufit dhe historianeve te tjere shqiptare por gjeneralit anglez te misionnit anglo amerikan ne shqiperi i cili ne librin e tij" Fitore e hidhur " tregon bashkpunimin e ballit dhe legalitetit me pushtusit.Ne fund shkruan se shkaku i vendosjes se komunizmit ne shqiperi eshte se balli dhe legaliteti nuk hodhen asnje pushke kunder pushtuesit.
partizan çlirimi! Pse dështoi "konferenca e Mukjes".Anglia pa u futur thellë në histori, i ka sjellë kombit shqiptar dëmin më të madh. Ishte perandoria e kohës dhe mund të diktonte fuqitë e tjera. Essat Pash Toptani (1918) :"do mbajmë anën e Anglisë, se ajo komandon nga fundi i detit deri në kupë të qiellit". Anglia e ka bijë në shpirt Greqinë për interesa gjeostrategjike.Ndaj i la shqiptarët, më shumë jashtë se brënda teritorit të shtetit. Hajshin atllarët dhe shqelmat i hanin shqiptarët. Ja po të tregoj për një fakt historik. Në disa fshatra në: sot Bashkia Memaliaj edhe balli edhe partia komuniste lëviznin lirisht në çdo fshat për të tërhequr simpatizant rreth vetes. Në varësi të lidhjeve shoqërore, miqësore por edhe pikpamjeve të ndryshme të krerëve zonal ,për qeverisjen pas okupimit. Të dy grupacionet nuk e mbanin të fshehtë përkatësinë partiake, bile shkëmbeheshin në rrugë . Në mbrëmje u stacionuan në një fshat X. Krerët dhe simpatizantët e partisë komuniste të një familje në krye të fshatit dhe ata të ballit te një familje në fund të fshatit. Nga mesnata komunistët sulmuan ballin me armë dhe vranë një djalë 16 vjeçar. I përzunë simpatizantët e ballit me armë drejt Fierit. I gjithë ky episod ka ndodhur para konferencës së Mukjes. Konferenca e Mukjes dështoi se Enver Hoxha nuk donte të ndante pushtet pas lufte. Pas tij qëndronte Rusia Serbia Greqia dhe Anglia. Të dyja palët që u përplasën në fshatin X, nuk u pajtuan as pas 84 vjetësh. Vetëm në atë periudhë, para fillimit të përplasjes midis të dy krahëve, ka patur pluralizëm politik. Këtë e pranonin të gjithë burrat e mënçëm që arritën tu mbijetonin të tre epokave. E kishim fjalën për dëshmorët. Po, jo që nuk janë 28.000 dëshmorë por as 10 herë më pak. Luftë ishte, uria ,sëmundjet bënin kërdinë, hakmarrjet po ashtu. Nëse po i quajmë të gjithë dëshmorë ,po mirë sot po i quajmë. Por a e di pse u shtua fiktivisht numuri nga Enver Hoxha? Sepse i duheshin si patronazhistë dhe militantë. Se i duheshin për luftën e klasave. Një jo dëshmorë, por i quajtur i tillë nga E.H, (familaja) kthehj kollaj në rolet që i diktonte E.H. Nuk është etike, por dhe e dëmshme sot, nëse do jepja raste konkrete se si gjysma e dëshmorëve janë fiktiv. Nuk i referohem asnjë të delegumi nga Anglia gjatë luftës. I kam lexuar të gjitha kujtimet e tyre. Sa gjermanë janë vrarë në Shqipëri nga hyrja e deri në gjermanin e fundit? Cfarë deklarojnë gjermanët? Epopeja e luftës nac-çlirimtare pa dyshim i bën nder shqiptarëve. Por fuqitë e mëdha ja vlerësuan kontributëtin dhe sakrificat, pas përfundimit të luftës? Fare.