Anti-Mafia24 Shkurt 2023, 15:29

Barbari në Drilon/ Kumbaro dhe Xhakolli masakrojnë parkun, presin pemët për të ndërtuar hotele e restorante

Shkruar nga Pamfleti

Barbari në Drilon/ Kumbaro dhe Xhakolli masakrojnë parkun, presin

Kushdo që e viziton Volorekën e famshme, përballet me një shëmti që në hyrje të saj, pasi pemët janë prerë dhe vetëm gjëmojnë makineritë e rënda. Por edhe pse kemi të bëjmë me një pasuri që mbrohet nga UNESCO, kjo nuk e ndal barbarinë.

Një masakër mjedisore po ndodh në parkun e Drilonit. Ndonëse është një nga pikat më tërheqëse dhe që identifikon Pogradecin, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në bashkëpunim me kryebashkiakun Ilir Xhakolli kanë nisur zbatimin e një projekti, i cili konsiston prerjen e pemëve dhe ngritjen hoteleve dhe restoranteve brenda zonës së mbrojtur.

Kushdo që e viziton Volorekën e famshme, përballet me një shëmti që në hyrje të saj, pasi pemët janë prerë dhe vetëm gjëmojnë makineritë e rënda. Por edhe pse kemi të bëjmë me një pasuri që mbrohet nga UNESCO, kjo nuk e ndal barbarinë.

Hiqni përgjithmonë nga projekti i zhvillimit të turizmit në Burimet e Drilon, opsionet për ndërtime në fushat bujqësore përgjatë burimeve, ndërtimin e Muzeut të Liqenit ose ndonjë ndërtese tjetër në majë të kodrës…”, udhëzoi UNESCO. Por për qeverinë rekomandimet e organizatës më të rëndësishme botërore nuk kanë asnjë rëndësi, pasi rëndësi ka xhepi.

Barbari në Drilon/ Kumbaro dhe Xhakolli masakrojnë parkun, presin

Por çfarë po ndodh realisht në Drilon?

Ministria e Turizmit ka hartuar një plan, që parashikon një numër të konsiderueshëm ndërtimesh në hapësirën mes Drilonit dhe fshatit turistik të Tushemishtit.

Plani i detajuar i zhvillimit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe në bazë të tij, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim po zbaton një projekt për rikualifikimin e parkut të Drilonit. I njëjti fondacion i cili duket se do të masakrojë edhe Butrintin.

Skandali është se pjesë e kësaj masakre është bërë edhe Bashkia e Pogradecit. Ndonëse kjo pasuri natyrore ruhet për vite të tëra, Ilir Xhakolli ka hapur rrugën që të shkatërrohet gjithçka. Vetë përfaqësues të bashkisë në disa deklarime që kanë dhënë në media e kanë pranuar këtë gjë.

Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ka kaluar në të gjitha institucionet, ministritë e linjës dhe padyshim edhe Ministria e Kulturës. Projekti konsiston në rehabilitimin e parkut ujor të Drilonit. Trefishohet hapësira e parkut deri në zonën e burimeve të Gurrasit, Projekti është shumë miqësor me mjedisin dhe në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s”, ka deklaruar në media nënkryetari i Bashkisë, Paskalin Zyko.

Barbari në Drilon/ Kumbaro dhe Xhakolli masakrojnë parkun, presin

Për këdo që viziton Pogradecin, mund të thuhet se është një ndër qytetet që është lënë tërësisht pas dore dhe kjo për faj të kryebashkiakëve. Duke nisur nga Lini, ndonëse është një fshat që tërheq shumë turistë, nuk ka vënë njeri një gur diku. Më pas brenda qytetit e njëjta situatë vazhdon prej vitesh. Vetë rruga buzë liqenit që të çon në Drilon është një masakër më vete. Ndonëse është një rrugë që frekuentohet nga të gjithë ata që duan të shijojnë bregun e liqenit, si bashkia ashtu dhe qeveria nuk kanë hedhur një makinë asfalt. Por në vend që të merren me problemet reale, duket se institucionet shkatërrojnë të vetmen gjë të bukur të qytetit, Drilonin. /Pamfleti

Barbari në Drilon/ Kumbaro dhe Xhakolli masakrojnë parkun, presin

drilon kumbaro xhakolli ndertime unesco