TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2024, 21:33

Basir Çollaku: Lajmi për 19 urdhër-arrestet e SPAK është i vërtetë, ngjarja ka ndodhur

Shkruar nga Pamfleti

Basir Çollaku: Lajmi për 19 urdhër-arrestet e SPAK

Për gazetarin Basir Çollaku lajmi që u përhap me shpejtësi pak ditë më parë për 19 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK lidhur me çështjen e incineratorit të Tiranës është i vërtetë, për shkak se ngjarja ka ndodhur.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Çollaku analizoi dhe reagimin e SPAK.

“Ajo që bën përshtypje në reagimin e SPAK-ut ishte fakti ku ajo sqaron se “mbrëmë ne nuk kemi marrë pjesë në asnjë operacion”. Pra, ata kishin marrë pjesë në operacion, por nuk kishin të arrestuar.

Dhe duke qenë se ishin njerëz të rëndësishëm  shumë pranë kryeministrit dhe që kanë lëvruar miliona euro.

Ata nuk kanë dërguar në Gjykatë asnjë kërkesë për urdhër-arrest, dhe ky komunikim i shpejtë u bë për të shuar publikun”, theksoi gazetari Basir Çollaku.

Lini një Përgjigje