Aktualitet29 Shkurt 2024, 19:01

Vijon vjedhja me Rrugën e Arbrit/ Shembje masive gurësh për shkak të cilësisë skandaloze të punimeve, gati padia në SPAK (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vijon vjedhja me Rrugën e Arbrit/ Shembje masive gurësh për shkak

Deri më tani drejtësia ka mbyllur sytë para kësaj afere flagrante. Për këtë arsye pritet që të ketë një padi në SPAK.

Rruga e Arbrit nga një çerdhe korrupsioni dhe abuzimi, duket se është kthyer në një rrezik edhe për qytetarët. Kjo rrugë ka vite që nuk mbaron, por përveç kësaj edhe ato punime që janë bërë, janë jashtë cilësisë, duke rrezikuar jetën e atyre që kalojnë në atë rrugë.

Sot u njoftua se kalimi në këtë aks është bllokuar, pasi në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit”, ka pasur rrëshqitje masive dherash e gurësh.

Sipas qytetarëve, të cilët kanë mbetur me mjetet e tyre në dy anët e rrugës, është ndërprerë lëvizja për shkak të gurëve masivë dhe dherave që kanë rënë në këtë aks rrugor.

Pra duket se problemi qendron te firma “Gjoka Konstruksion”, e cila ka ndërtuar këtë aks. Si duket nuk janë marrë aspak masa për të frenuar rrëshqitjen e dherave, duke e bërë këtë rrugë një rrezik për qytetarët. Fatmirësisht nuk ka pasur makina në qarkullim në atë moment, pasi nëse do të kishte, do kishim një tragjedi.

Deri më tani drejtësia ka mbyllur sytë para kësaj afere flagrante. Për këtë arsye pritet që të ketë një padi në SPAK.

Pas shembjes së masivit në Rrugën e Arbrit, ka reaguar deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili thotë se situata ka vetëm një emër, keqpërdorim i fondeve publike. Çollaku paralajmëron se shumë shpejt, dosjen e koncesionit të Rrugës së Arbrit do ta çojnë në SPAK.

Rruga e Arbrit, një lëngim që nuk mbaron kurrë.  Fushatat kanë mbaruar, shiritat janë prerë, ministra e kryeministra kanë kërcyer rrugëve duke festuar hapje tunelesh e kanalesh, shtrime asfaltesh etj.  Në pamjet e mëposhtme shikohet qartë realiteti i punimeve në Rrugën e Arbrit.  Shembje rrugësh në mes të ditës.  Koncesioni i Rrugës së Arbrit ka kushtuar miliarda. Kjo situatë katastrofale ka vetem një emër: Keqperdorim i fondeve publike.  Dosja e Koncesionit të Rrugës së Arbrit, shumë shpejt në SPAK.  Keqpërdoruesit e abuzuesit përpara Drejtësisë.  Mjaft është mjaft”, shkruan ai.

Vijon vjedhja me Rrugën e Arbrit/ Shembje masive gurësh për shkak

Afera me “Rrugën e Arbrit”

Këtë vit për koncesionin e Rrugës së Arbrit janë parashikuar pagesa në vlerën 3.5 miliardë lekë. Po ashtu afati për tunelin e Murrizit u shty deri në vitin 2025.

Kontrata e Rrugës së Arbrit ishte parashikuar për t'u dorëzuar në prill të vitit 2022, por qeveria mori vendim për ta shtyrë këtë kontratë me 17 muaj të tjerë, afat që përfundoi më 20 shtator të vitit 2023.

Rruga e Arbrit në total pritet t'u kushtojë qytetarëve 40.3 miliardë lekë me pagesa që do të vijojnë deri në vitin 2031. Qytetarët kanë paguar sakaq 15 miliardë lekë, ndërsa kompania sipërmarrëse ka dështuar deri më sot të dorëzojë objektin sipas kontratës, ku pjesa kyçe, tuneli në Qafën e Murrizit, vijon të mos jetë operacionale edhe një vit e gjysmë pas skadimit të afatit fillestar. Aktualisht qeveria nuk jep të dhëna se kur mundet që rruga të përfundojë së ndërtuari, pavarësisht se kompania sipërmarrëse ka marrë shtesë kontrate. Dhe jo vetëm kaq, por e njëjta kompani ka fituar një tender të titulluar “rivitalizimi i skarpatave”, gjë që efektivisht është shtesë mbi shtesën e kontratës për ndërtimin e këtyre pesëdhjetë kilometrave rrugë. /Pamfleti