Aktualitet29 Shkurt 2024, 17:23

Rruga e Arbrit kthehet në rrezik për qytetarët, shembje masive dherash te “Shkalla e Tujanit”; bllokohet qarkullimi

Shkruar nga Pamfleti

Rruga e Arbrit kthehet në rrezik për qytetarët, shembje masive

Nuk kanë fund skandalet me Rrugën e Arbërit. Jo vetëm që ky aks nuk po mbaron dhe po gërryen buxhetin e shtetit, por është kthyer në një rrezik për qytetarët.

Pak më parë është njoftuar se kalimi në këtë aks është bllokuar, pasi te zona e njohur si “Shkalla e Tujanit” ka pasur rrëshqitje masive dherash.

Sipas qytetarëve që cilët kanë mbetur me mjetet e tyre në dy anët e rrugës, është ndërprerë lëvizja e mjeteve për shkak të gurëve masivë dhe dherave që kanë rënë në këtë aks rrugor.

Drejt vendit të bllokimit janë nisur fadromat e firmës për të kryer hapjen e këtij segmenti rrugor.

Pra duket se problemi qëndron te firma e cila ka ndërtuar këtë aks. Si duket nuk janë marrë aspak masa për të frenuar rrëshqitjen dherave duke e bërë këtë rrugë një rrezik për qytetarët. Fatmirësisht nuk ka pasur makina në qarkullim në atë moment, pasi nëse do të kishte do kishim një tragjedi.