Aktualitet 1 Mars 2024, 20:35

Baza e NATO-s në Kuçovë, Softa: Mund të jemi në qendër të sulmeve

Shkruar nga Pamfleti

Baza e NATO-s në Kuçovë, Softa: Mund të jemi në

Eskperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë, e cila do të hapet javën e ardhshme.

Sipas tij pozicioni i kësaj baze është me rëndësi edhe për forcat ajrore shqiptare, si mbështetëse të NATO-s.

“Është një bazë e rëndësishme. Pozicioni është i përshtatshëm, 70 km nga Tirana. Është investuar shumë nga NATO. Bazë e rëndësishme edhe për forcat ajrore shqiptare. Është një bazë më e afërt drejt lindjes. Shqipëria është në rreshtin e parë të forcës, mbështetëse të NATO-s. Ka qenë në Afganistan dhe ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Kjo nuk është anë negative. Që një vend i vogël ofron territorin për aleancën”, tha Softa.

Por Softa shton se mund të ketë rrezik pasja e një baze të tillë, në rast të një konflikti të NATO-s me Rusinë apo shtete të tjera.

“Por Shqipëria do të vihet në qendër të sulmeve të mundshme në kuadër të situatave të ndryshme. Në kuadrin e gjeopolitikave dhe pasjes së vijës përreth Rusisë, NATO për shkak të anëtarësimeve të shteteve  të reja. Do të ketë efekte negative mund të jetë në fokusin e forcave armike në rast të goditjeve. E provuam shumë minimalisht nga Irani për shkak të strehimit të opozitës iraniane në territorin shqiptar. Në rrafshin politik ka shumë avantazhe që tregon se është pro dhe mbështetës i aleancës,“ ka thënë Softa në një intervistë për Report Tv.

 

kucove nato