TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 22:55

Berisha 2 orë në SPAK për "21 Janarin", ish-prokurori Karanxha: Dëshmi e vonuar, duhej të ishte pyetur para 15 vitesh!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha 2 orë në SPAK për "21 Janarin", ish-prokurori

Ish-prokurori Ervin Karanxha, shprehet se dëshmia e Sali Berishës në SPAK për 21 janarin është e vonuar. Ai thekson se ish-kryeministri duhej të ishte marrë në pyetje që para 15 vitesh, kur 4 protestuesit u vranë në bulevard.

“Dëshmi e vonuar, duhej të ishte dhënë para 15 vitesh. Një dëshmi shumë e vonuar, duhej të ishte marrë më parë. Po të kemi parasysh librin e Topit, është shprehur në një vend që më ka ardhur Basha dhe më ka thënë të ndërhyjë te Ina Rama për të ndërhyrë te gardistët. Tha kur ka dhunë, nga ana e protestuesve, ndërsa për Gardën tha që s’ka vepruar me urdhër dhe mund të reagojë kur është objekt sulmi. Interesante është çfarë bisede është bërë mes Bashës dhe topit dhe e dyta, kemi të bëjmë me dy institucione të pavarura.

Prokurori i përgjithshëm ka qenë i pavarur, si mund ti thuash presidentit shkon tek Prokuroria. Do merren dhe dëshmi të tjera, do merret dhe dëshmia e Topit. SPAK doli me deklaratë, tha që në laboratorë e kemi të pamundur ta zbardhim. SPAK thoshte do ta çojmë ta verifikojmë jashtë dhe i kërkojmë familjarëve burimin e provës”, tha Karanxha në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

Lini një Përgjigje