TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 22:07

Kush e dha urdhrin për vrasjet më 21 janar? Ngjela: SPAK-ut i janë bashkuar ekspertë amerikanë

Shkruar nga Pamfleti

Kush e dha urdhrin për vrasjet më 21 janar? Ngjela: SPAK-ut i

Avokati Spartak Ngjela tha se në hetimet për “21 Janarin” janë përfshirë dhe ekspertë amerikanë. Ai e ka cilësuar si të vështirë zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Ngjela tha se pyetja që ngrihet është “pse duhet të qëndronte Berisha në zyrë kur jashtë kishte histeri dhe kush e dha urdhrin për të qëlluar ndaj protestuesve”.

Sipas tij, megjithëse është një çështje e vështirë, SPAK-ut i janë bashkuar ekspertë të huaj amerikanë të cilët do të shpjegojnë ngjarjen.

“Ajo ditë ka qenë një ditë me humbje ekuilibri. Pyetja që ngrihet është kjo pse duhet të qëndronte kur ka një histeri. Rri për pushtet, largimi do ta dëmtonte shumë. Qëndresa i dha vetëm syrin atij tjetrit. Ne nuk e dimë kush e drejtonte protestën. Faj ka vetëm një palë. Faji është fajësi dhe që ka direkt përgjegjësi me vrasjen.

Janë 4 të vrarë, s’ka më diskutim për këtë. Ai ka rënë, që kur ka hyrë tek SPAK, që i kanë dhënë të re, akuzë të re, se me akuzën e vjetër dhe mund të mos merrej një kryeministër me atë akuzë.

Po të mos ishte vrarë asnjë, do të thoshte njeri që ishte tubim i paligjshëm, është vrasja që ka shkaktuar tensionin.

Hetimi është nëse do të ishin lënë të lirë dhe nuk do të qëllonin, a do të rrezikohej kryeministri e enturazhin e tij. Ata dinë ta shpjegojnë sepse SPAK ka ekspertë të huaj. Është ngjarje shumë e vështirë për tu hetuar. Të shohim se çdo bëjnë ekspertët amerikanë. Kini parasysh se ekspertët amerikanë i hoqi Trump dhe solli vetëm në Shqipëri.

Pyetja është kush i ra me grusht komandantit të Gardës, kush e dha urdhrin për të qëlluar?”, u shpreh Ngjela për “News 24”.

 

 

Lini një Përgjigje