Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 20:34

Berisha nuk i bindet gjykatës, Minxhozi: Agresiv në raport me ligjin, SPAK nuk merr masa

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk i bindet gjykatës, Minxhozi: Agresiv në raport me ligjin,

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar vendimin e ish-kryeministri Berisha për të mos u paraqitur as ditën e sotme në SPAK lidhur me dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Minxhozi u shpreh se ish-kryeministri Berisha asnjëherë nuk ka pranuar që të pyetet nga drejtësia, ndërsa tha se duhet një vendim procedural i dytë pasi ka të bëjë direkt me reputacionin e SPAK.

“Sjellja e Berishës është recidive ndaj drejtësisë në këtë formë. Po ti kapim ngjarjet ato fillojnë në vitin e largët ’92. Berisha nuk ka pranuar kurrë të pyetet nga drejtësia. Nuk ka pranuar të flasë në ambientet e drejtësisë shqiptare. Edhe Lulzim Basha nuk është se e përjashtoi, por thjesht e pezulloi dhe reagimi i Berishës ishte ai që pamë. Pra personazhi është i njohur për qasjet e tij agresive, në raportin e tij me ligjin.

Respekti i protokollit ndaj një organi të drejtësisë ndaj shtetasit Berisha, na duhet edhe vetë për situatën dhe ngjarjeve në vijim. Familja e ish-kryeministrit më në fund po hetohet për diçka dhe kjo është shumë e rëndësishme. Po ky SPAK dhe kjo drejtësi ka çuar në burg zyrtarë, janë 12 zyrtarë socialistë që kanë punë me SPAK. Kur SPAK ndodhet në këtë raport pamundësie me Berishën, përse nuk hedh një hap procedural, të mos themi që duhet ta kishte menduar që ai nuk do të vinte. SPAK kur e ka hedh këtë hap kaq të fortë duhet ta dinte që zotëria në fjalë nuk i merr mirë këto punë, atëherë çfarë kundërmase?”, tha Minxhozi për Abc news”.

minxhozi berisha spak