Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 20:29

Berisha shkel sërish vendimin e gjykatës, Artur Zheji: Drejtësia e re s’duhet të përkulet përballë politikës së vjetër!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha shkel sërish vendimin e gjykatës, Artur Zheji: Drejtësia

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe sot, nuk u paraqit në Gjykatë për të respektuar masën e sigurisë të caktuar për dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Analisti Artur Zheji, i ftuar në Real Story, tha se drejtësia sot po vepron, ndryshe me situatën e viteve të shkuara, që personat me imunitet nuk prekeshin. Për Zhejin, ky është një zhvillim optimist, e cili duhet mbështetur.

Mendoj se drejtësia e re është jo-muskuloze, nuk ka patur beteja më parë me një ish-kryeministra apo ish-presidentë. Ne po diskutojmë se si të paprekshmit e djeshëm, sot janë të prekshmit, por sa të prekshëm duhet të jenë? Unë kam qenë dhe mbetem mbështetës i SPAK dhe drejtësisë, sepse realisht nëse ne godasim drejtësinë, sepse deri më sot goditësi më i madh i SPAK ka qenë Sali Berisha. I ka sharë me libër shtëpie”, tha ai.

Ai theksoi se nëse drejtësia e re i përkulet politikës së vjetër, atëherë kjo do të “vrasë” besimin e qytetarëve tek kjo strukturë.

Nëse në këtë vend drejtësia e re i përkulet politikës së vjetër, atëherë drejtësia e re thyhet dhe nuk kemi asnjë shpresë. Unë drejtësinë nuk e shoh të përgjunjur, por e shoh të lëkundur”, tha ai.

zheji berisha gjykata