Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 20:11

Kreshnik Hajdari sot në SPAK, avokati Llangozi: I panikosur, po nuhat prangat dhe ndjen se do të arrestohet

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Hajdari sot në SPAK, avokati Llangozi: I panikosur, po nuhat

Avokati Arben Llangozi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas paraqitjes në SPAK të kryebashkiakut socialist të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Kjo është hera e dytë që Hajdari shkon në SPAK pas hetimeve që kanë nisur ndaj tij për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Avokati shkruan se Hajdari është i panikosur sepse po nuhat prangat dhe e ndjen se shumë shpejt do të arrestohet.

Ai thekson se oligarku Salillari e ka braktisur pasi boll e ka mbrojtur Hajdarin duke e cilësuar si personazh komik.

Llangozi shkruan se për Hajdarin ka nisur numërimi mbrapsht pasi do të japë llogari për tenderat dhe vjedhjen e parave të bashkisë së Kuçovës.

“Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari si personazhi komik  kapiten Brekushi!

Kreshnik Hajdari, një personazh qesharak, mbytur në krime dhe zullume, i përfshirë në korrupsion, ai ka favorizuar krimin dhe është masha e oligarkëve.

Ky është Kreshnik Hajdari, personazh komik analfabet, njeri që nuk njeh etikë, s’di të flasin para medias, njeri që s’ka respekt për veten për qytetarët e vendit.

Kreshnik Hajdari padit në gjykatë qytetarët e bashkisë së tij, padit ata që vodhi, padit njerëzit e varfër të cilët s’duan asgjë tjetër veç një copëz rrugë.

Hajdari vjedh paratë e tenderave, shiti varrezat e bashkisë te oligarkët me qëllim vjedhjen e buxhetit të bashkisë, tender për të cilin sot u pyet si person nën hetim.

Turfullon Hajdari i bashkisë Kuçovë, ofendon gazetarët, ofendon ata që i shërbejnë qytetarit. Ai i ofendon vetëm se ata janë në anën e së drejtës dhe se ai s’di çfarë të thotë.

Hajdari i turfullon nga frika, turfullon pasi ligji ndonjëherë është në anën e duhur dhe sot i doli burgu para syve.

Hajdari sot duket i panikosur se po nuhat prangat. Atë e ka braktisur dhe oligarku Salillari i cili boll më ka mbrojtur personazhin komik "Kapiten Brekushin".

Kapiten brekushit i dukej vetja i pamposhtur, se ai paguante nga taksat e qytetarëve. Por sot për Hajdarin fillon numërimi mbrapsht.

Hajdar oligarku të la nuk merret më me ty se ka hallet e veta”, shkruan Arben Llangozi në Facebook.

kreshnik hajdari avokati spak llangozi