TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2025, 22:03

Berisha u tentua të vritej në zyrë? Fredinad Dervishi përplaset me Karamuçon: Histori e fryrë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha u tentua të vritej në zyrë? Fredinad Dervishi

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar sot në një emision se një prej atentateve më të rrezikshme ndaj politikanëve ka qenë në vitin 1997, ku u tentua të vritej Berisha.

Por kjo deklaratë u kundërshtua nga gazetari Fedinand Dervishi, i cili tha se ‘historia është fryrë’.

Ndërkohë Karamuço shtoi se kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe se ka një arsye për këtë.

Pjesë nga debati në “Top Story”:

Karamuço: Rrezikun më të madh për t’u vrarë ka qenë Sali Berisha, e ka pasur në mars të 1997. Një grup i veshur me uniforma kanë sulmuar Presidencën, njëri prej tyre ka vdekur. Nuk e di pse nuk u zbardh rasti.

Dervishi: E di kush është personi që është vrarë, është një fryrje.

Karamuço: Unë jap versionin që di, të thënë dhe të lexuar. Unë e kam edhe nga bashkëpunëtorë të ngushtë që kanë vajtur një orë pas ngjarjes.

Dervishi: Mendon se nuk do e kishte thënë Sali Berisha këtë deri tani?

Karamuço: Është fryrë, nuk është fryrë, është tjetër gjë. Kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ka një arsye.

Lini një Përgjigje