
Moti i keq ka sjellë bllokimin e qarkullimit në fshatin Shelegar të Sarandës.
Kryeplaku i këtij fshati tha se shkak i përmbytjeve të tilla është ngushtimi i urës.
Ilmi Beduli thekson edhe pse e ka ngritur disa herë si problem asnjë nuk e ka marrë në konsideratë.
“Kemi përmbytje tej mase, për shkak të ngushtimit të urës. Ndërtohen objekte mbushen me baza lumi nga të dyja anët dhe shiko si është situata sot. E kam ngritur disa herë si problem zgjerimin e rrugës dhe asnjëri nuk e ka vendosur ujin në zjarr”, thotë Ilmi Beduli.
Lini një Përgjigje