TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 21:36

4 mln euro për Kanye West, protestuesja nxjerr 'blof' qeverinë: Fondi nuk u zhbllokua as për tërmetin dhe as për përmbytjet!

Shkruar nga Pamfleti
4 mln euro për Kanye West, protestuesja nxjerr 'blof'
Protesta e 38

Një protestuese e pranishme në tubimin para Kryeministrisë kritikoi qeverinë për atë që ajo e cilësoi si përdorim të gabuar të fondeve publike, duke iu referuar financimit të koncertit të artistit amerikan Kanye West.

Në fjalën e saj, ajo pretendoi se qeveria ka zhbllokuar fondin e emergjencës për organizimin e koncertit, ndërsa shtoi se, sipas saj, një veprim i tillë nuk është ndërmarrë në raste të tjera, si tërmeti apo përmbytjet.

"Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për të paguar biletat e koncertit të Kanye West. Çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për këtë koncert, edhe pse nuk do të marrë pjesë", deklaroi protestuesja.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se fondet publike duhet të përdoreshin për pensionistët, pacientët në spitale dhe kategori të tjera në nevojë, duke kritikuar prioritetet e qeverisë në shpërndarjen e burimeve financiare.

Deklaratat u bënë gjatë protestës së organizuar para Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ngritën një sërë kritikash ndaj politikave të qeverisë.

protestuesja

Lini një Përgjigje