Aktualitet12 Korrik 2023, 17:51

Brukseli i bindet Greqisë, miraton amendamentin për lirimin e Fredi Belerit

Shkruar nga Pamfleti

Brukseli i bindet Greqisë, miraton amendamentin për lirimin e Fredi

Parlamenti Evropian ka miratuar ditën e sotme me 290 vota pro, amendamenti grek për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri” dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, u paraqit nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në raportin mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur. Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”, thuhet në amendamentin e eurodeputetëve grekë.

Amendamenti u mbështet nga qëndrimet e deputetëve grekë nga të gjitha partitë. Manolis Kefalogiannis, Nikos Papandreu, Giorgos Kyrtsos dhe Emmanuel Fragos bënë ndërhyrje specifike në favor të tij.

beleri greqia be