Aktualitet12 Korrik 2023, 17:13

Hetimet ndaj grupeve kriminale në Evropë, BKH bëhet pjesë e rrjetit Operacional “@ON”

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet ndaj grupeve kriminale në Evropë, BKH bëhet pjesë e

Byroja Kombëtare e Hetimit është bërë pjesë e rrjetit Operacional @ON, financuar nga Komisioni Evropian – nën kujdesin e Drejtorisë së Hetimit Antimafia, Itali.

Deklarata e Partneritetit u nënshkrua nga Drejtori i BKH-së Znj. Aida Veizaj (Hajnaj) dhe Drejtori i Antimafias (DIA) Z. Maurizio Vallone.

Projekti, me mbështetjen e rëndësishme të Europolit, përbën një mjet të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, që ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional, për hetimin e grupeve kriminale ndërkombëtare, që përbëjnë një kërcënim për Bashkimin Evropian dhe për vendet e tjera anëtare.

Aktualisht, në këtë rrjet të rëndësishëm marrin pjesë 37 shtete dhe 44 agjenci/polici evropiane dhe më gjerë.  Gjithashtu, në këtë rrjet marrin pjesë edhe forca policore nga vende të ndryshme jo-evropiane si FBI e SHBA-së, Policia Mbretërore Kanadeze, Policia Australiane si edhe polici të Amerikës së Jugut.

bkh