Aktualitet12 Korrik 2023, 14:39

A u arratis Arben Ahmetaj? Ish-prokurori: Ligji nuk e ndalonte ikjen e tij

Shkruar nga Pamfleti

A u arratis Arben Ahmetaj? Ish-prokurori: Ligji nuk e ndalonte ikjen e tij

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se shteti shqiptar, prokuroria apo gjykata, nuk mund ta parandalonin largimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Hajdari tha se në bazë të ligjit, Ahmetaj nuk mund të arrestohej pa u marrë leje nga Kuvendi e më pas nga gjykata për të ekzekutuar arrestin, ndërkohë që Ahmetaj, sipas asaj që thuhet është larguar pikërisht ditën kur kreu i SPAK bëri kërkesë për arrestimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

“Duhet të sqarojmë se shteti shqiptar, prokuroria dhe gjykata kushtetuese nuk kanë pasur asnjë mundësi për të parandaluar largimin e Arben Ahmetaj. Flasim për një shtet ligjor, Arben Ahmetaj ishte nën hetim, ishte politikan, njeri i mençur dhe e dinte se po shkonte drejt penalizimit. Se do shkonte me arrest apo pa arrest këtë procedurë e ka ndërtuar parlamenti i Shqipërisë.

Ai nuk ka ikur, ai është arratisur përfundimisht nga sa po duken punët. Ai ka ikur ditën kur Prokuroria e Posaçme ka Kërkuar leje kuvendit për të kërkuar leje në Gjykatë për këtë. Logjikisht duhet të ketë ikur për këtë. Problemi është se nuk duhet të bëjmë politik me këtë. Teknikisht me ligjin që ke për deputetët ti nuk kërkon dot masë sigurie arrest me burg në rast se nuk shkon në parlament të japë leje parlamenti, të ndryshojnë ligjin”, tha Shkëlqim Hajdari për Euronews Albania.

ish prokuror arben ahmetaj arratisje