Aktualitet12 Korrik 2023, 16:14

“Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

Shkruar nga Pamfleti

“Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike:

Urbanizimi i madh ka sjellë nevojën për të krijuar mënyra alternative lëvizjeje, për të ndikuar dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka ndërmarrë disa nisma “green”, më e fundit edhe blerja e një flote makinash elektrike, të cilat do të përdoren nga stafi.

Nisma më e re e kompanisë do të nisë nga Tirana dhe më pas do të shtrihet në të gjitha degët e SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë.

Nisma e kompanisë lider në sigurime duhet të jetë një frymëzim edhe për individët, komunitetet e ndryshme, bizneset dhe institucionet publike për t’iu bashkuar udhëtimit drejt një mënyre jetese më të gjelbër.

“Vëmendja ndaj nevojave të komuniteteve në të cilat ne operojmë dhe promovimi i iniciativave të përbashkëta ka qenë përherë një vlerë themelore e SIGAL UNIQA Group Austria.

Mbrojtja mjedisore është një nevojë parësore për kompaninë që drejtoj.

Përgjegjësia Sociale është nga nga shtyllat kryesore të misionit të SIGAL UNIQA, kompani e orientuar drejt mbështetjes së kauzave të ndryshme sociale me impakt në komunitetin  ku ushtron aktivitetin”, u shpreh ndër të tjera CEO dhe themeluesi i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

Përmes kësaj politike, me bosht ekologjik, SIGAL UNIQA Group Austria synon të japë kontributin e saj në përmirësimin e cilësisë të shëndetit përmes zvogëlimit të  ndikimit negativ të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Për më tepër, kjo është në linjë edhe me politikat që po ndjek kompania mëmë, “UNIQA Insurance Group”, një nga 9 anëtaret e parë të Aleancës së Financave të Gjelbra (AFGj), një nismë e Ministrisë Austriake për Klimën, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë për kompanitë nga sektori financiar austriak.

“Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike:

Në prill 2022 “UNIQA Insurance Group” mori edhe çmimin “Ecolabel Austriak” për Bonon e Gjelbër Hibride. Ndërsa në vitin 2020, UNIQA ishte kompania e parë e sigurimeve në Austri, e cila hodhi në qarkullim një Bono të Gjelbër me vlerë prej 200 milionë euro.

Të gjitha projektet e UNIQA janë drejtpërdrejtë të lidhura me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, me tematikat e energjisë dhe ujit të pastër, infrastrukturës novatore dhe qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme.

Automjetet elektrike janë të markës “Peugeot” dhe u blenë pranë koncesionarit të markës franceze në Shqipëri, “Avel Shpk”.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë gjelbër së bashku!