Bordi i “Albanian Excellence” ka nderuar me çmimin “Grand Excellence 2023” themeluesin
dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari.
Çmimi iu dorëzua z.Ponari gjatë një darke gala në Tiranë si një shenjë mirënjohje për të gjithë
kontributin e vyer që ka dhënë gjatë gjithë aktivitetit të tij në krye të Grupit më të madh të
sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ju, si Drejtor i Përgjithshëm SIGAL UNIQA Group Austria që prej 22 shkurt 1999, keni bërë që
ajo të jetë kompania lider dhe më e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe në
Rajon.
Ju jeni një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, duke u shndërruar jo vetëm në një
lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale,
sportive dhe kulturore të vendit”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e “Albanian Excellence”.
Z. Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e
kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit.
Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe
drejtues i suksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe
sipërmarrjeve/bizneseve financiare.
Prej vitit 2009 Z. Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Kryetar Bordi
dhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni; Anëtar i disa prej Dhomave
më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera dhe
President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në
Universitetin e Tiranës, ndërsa ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme nga
kompanitë më të njohura të sigurimeve dhe risigurimeve në botë.
Z. Ponari është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare:
- “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për
kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e
mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, dhe më
herët ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ nga qeveria japoneze, në cilësinë e tij si ‘Konsull i
Përgjithshëm Nderi i Japonisë’.
- ‘Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen (Një nga
Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë) me rastin e 20-vjetorit të
SIGAL UNIQA Group Austria.
- “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore
për vitin 2021/22”, nga “Finance Central Europe”:
- “20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga “Insight Success Media Tech”
- ‘Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’;
- ‘Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oxfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar;
- ‘Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’
- ‘Qytetar Nderi’ i Bajram Currit, Durrësit e Elbasanit, dhe “Personaliteti i Vitit” nga disa
gazeta.
Lini një Përgjigje