Aktualitet18 Dhjetor 2023, 08:43

Borë në Tiranë? Hakil Osmani tregon si do jetë moti për këtë javë

Shkruar nga Pamfleti

Borë në Tiranë? Hakil Osmani tregon si do jetë moti për

Edhe pse fundjava ka pasur prezente reshjet e dëborës, kjo javë parashikohet që në pjesën më të madhe të saj të jetë në mbizotërimin ne motit të qëndrueshëm, duke bërë që dita e sotme dhe dita e nesërme të ketë intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore, kalime të pakta të vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje.

Kështu bëri me dije meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, duke shtuar se mëngjesin e ditës së sotme temperaturat e ajrit kanë qenë në vlera negative.

Ai bëri me dije se temperaturat më të ulëta janë regjistruar në zonat verilindore, në qarkun e Kukësit.

“Maksimumet në ultësirën perëndimore do të shkojnë jo më shumë se 15 apo 16 gradë celsius. Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që e mërkura dhe enjtja të kenë temperatura në vlerën 17 apo 18 gradë celsius. Ende nuk ka sinjale nëse do të ketë borë në Tiranë”, tha Osmani.

moti jave hakil osmani