TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2025, 20:01

“Deri kur të takohemi sërish”, Edlira Çepani dedikim prekës në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit 

Shkruar nga Pamfleti

“Deri kur të takohemi sërish”, Edlira Çepani

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD Gert Bogdani, Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë.

Edlira Çepani shkruan se dhimbja nuk kalon me kohën dhe se do e vazhdojë misionin e tij

1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…

Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojnë me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë. Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!

Ëe love you daddy! You’ll alëays be our rock! Ëe ëill alëays be the “fantastic four” and ëe knoë you still smile to us from heaven!”-shkruan Çepani.

 

Lini një Përgjigje