TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2025, 13:01

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë vendos më 2 Tetor për kryebashkiakun e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë vendos më 2
Erion Veliaj

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 2 tetor, ora 13:35, për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë. Relatore për këtë çështje është zgjedhur gjyqtarja Albana Boksi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit. 

Çështja ndaj Veliaj është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe mosdeklarim i të ardhurave.

Për gjykim janë dërguar edhe 16 persona të tjerë, biznesmenë dhe të afërm të çiftit Veliaj-Xoxa. Mes tyre edhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka.  

gjykatën e lartë veliaj kërkon lirinë

Lini një Përgjigje