TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 12:42

Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli përcillet në banesën e
Enea Mekolli

Efektivi i Shqiponjave, Enea Mekolli, i vrarë një ditë më parë gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuarit Violand Braçellari, u përcoll për në banesën e fundit mes lotëve dhe duartrokitjeve të kolegëve, të afërmve dhe miqve.

Familjarë, të afërm, kolegë dhe përfaqësues të strukturave të Policisë së Shtetit u mblodhën për të nderuar 34-vjeçarin në homazhet që u zhvilluan nga ora 10:00-12:00 në Pallatin e Kulturës në Pogradec.

Mes dhimbjes dhe emocioneve të forta, kolegët e tij nga forca “Shqiponja” kanë nderuar kujtimin e Mekollit, duke e përcjellë me respekt dhe mirënjohje për shërbimin e tij në radhët e policisë.

Ndonëse protokolli shtetëror parashikon që Dëshmorët e Atdheut të prehen në varrezat e posaçme në Tiranë, familja ka kërkuar që Enea Mekolli të varroset në vendlindje.

Kjo kërkesë e familjes vjen për shkak se kanë patur edhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe që ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.

Ata donin që dy djemtë të prehen pranë njëri-tjetrit.

Vdekja e efektivit ka tronditur kolegët dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një ditë më parë, pranë familjes së të ndjerit  për të shprehur ngushëllimet ishin Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Në operacionin që rezultoi i fundit për Mekollin, gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuarin Violand Braçellari, por ky i fundit hapi zjarr duke lënë të vdekur me një plumb në kohë efektivin Enea Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë.

enea mekolli përcillet në banesën e fundit

Lini një Përgjigje