
Sezoni veror ka sjellë rritje të lëvizjes së pasagjerëve në Portin e Vlorës. Trageti i linjës Brindizi–Vlorë ka regjistruar ditën e parë të javës me fluksin më të lartë deri tani, duke transportuar 325 pasagjerë dhe 72 automjete.
Sipas autoriteteve portuale, ky është një tregues i shtimit të lëvizjeve karakteristike të sezonit turistik, ndërsa pritet që numri i udhëtarëve në këtë linjë të vijojë të rritet edhe në javët në vazhdim, bazuar në eksperiencën e viteve të mëparshme.
Megjithatë, edhe pse fluksi është më i lartë se në javët e fundit, ai mbetet më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për të përballuar rritjen e numrit të udhëtarëve, Autoriteti Portual i Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka marrë masa për përshpejtimin e procedurave të përpunimit të pasagjerëve dhe mjeteve.
Lini një Përgjigje